Poesies From Albania

Hi and welcome to my poesies homepage. This poesies have been created by my friends, great poets ect.All of them are in Albanian and are untranslateable.. I writed them on this page becouse i want that Albanian visitors could read them. Sorry for foreing people, but i can't do anything.



O MOJ SHQIPNI

O moj Shqipni, e mjera Shqipni
kush te ka qitë me krye në hi?
Ti ke pas kenë një zonjë e rande
burrat e dheut te thirshin nanë
Ke pasë shumë t'mira e begati
me vajza t'bukra, me djem t'ri
Gja e vend shumë, ara e bashtina
me armë të bardha e pushkë ltina
me burra trima, me gra të dlira
ti ndër gjithe shoqet ke kene ma e mira
Kur krista pushka si me shkrep moti
Zogu i shqiptarit gjithmonë i zoti
ka qënë për luftë e n'luft ka vdekun
e dhunë mbrapa kurr s'i ka mbetun
Kur ka lidh besën burri i Shqipnisë
I ka shti dridhën gjithë Rumelisë
ndër lufta t'rrepta gjithkund ka ra
me faqe t'bardhë gjithmonë asht da
Po sot, Shqipni, pa m'thuej si je?
Po sikur lisi i rrxuem perdhe
Shkon bota sipri, me kambë të shklet
e një fjalë të ambël askush s'ta flet
Si mal me borë, si fushë me lule
ke pas ken veshun, sot je me cule
e s'të kan mbetun as emn, as besë
vet' i ke prishun për faqe t'zezë
Shqiptar',me vllazën jeni tuj u vra
ndër njëqind çeta jeni shpërnda...
Qani ju shpata e ju dyfeqe
shqiptari u zu si zog ndër leqe
Qani ju trima bashkë me ne
Se ra Shqipnia me faqe n'dhe
E s'i ka mbetun as bukë as mish
as zjarm në votër as dritë as pishë
as gjak në faqe as nder ndër shokë
por asht rrëxue e bamun trokë
Para se t'hupet kështu Shqipnia
me pushkë n'dorë le t'desë trimnia
Çoniu shqiptarë prej gjumit çoniu
të gjithë si vllazën n'një besë shtrëngoniu
e mos shikoni kisha e xhamia
feja e shqiptari asht shqiptaria
Qysh prej Tivarit deri n'Prevezë
gjithkund lshon dielli vapë edhe rrezë
asht toka jone, prind na e kan lane
kush mos na e prekë se desim t'tanë

Vjersha është shkruar nga Pashko Vasa ne vitin 1880.

QEPARO

O Qeparo, moj Qeparoja ime
mbushur plot me investime
Bie shiu si ujë te kroi
lahen djemt' e Qeparoit
Nga mengjesi deri në drekë
celularët nëpër brekë
Sa i bukur dhe ky sfondi
ja po lahet xhaxhi Mondi
Gratë ulur nëpër kashta
Gjysm' e bythëve përjashta

Vjersha është shkruar nga Prokop Zoraqi Qeparo, Verë, 1999

GJUHA SHQIPE
Porsi kanga e zogut t'verës
që vallzon n'blerim të prillit
porsi i ambli fllad i erës
që lëmon gjijt e trandafilit
porsi vala e bregut të detit
porsi gjama e rrfesë zhgjetare
porsi ushtima e një tërmeti
njashtu asht gjuha jonë shqiptare
Pra, mallkue njaj bir shqiptari
që këtë gjuhë të Perëndisë
trashëgim si na e la i pari
trashëgim s'ia len fëmijës
dhe atij ju thaftë goja
që përbuz këtë gjuhë hyjnore
e në gjuhë t'huej kur s'asht nevoja
flet e t'vetën len mbas dore
Nëpër gjuhë shqipe bota mbarë
ka me u njoftë se ç'fis ju kini
ka me u njoftë ju për shqiptarët
trima n'za sikurse jini
Prandaj, n'se e doni fisin
mali bregu dhe malsia
prej një goje t'brohorisim:
"Me gjuhë të vetën rroftë Shqipnia!"

Vjersha është shkruar nga Gjergj Fishta
Home